Higuain: Jemi një skuadër e fortë
"Të ftohtë në kokë, dhe të nxehtë në zemër" - kjo është shprehja e Higuainit përpara sfidës decisive ndaj topcinjve të Arsenalit. Sulmuesi spanjoll përpiqet të karikojë skuadrën, edhe pse e pranon se formacioni në kampionat ka lënë shumë pikë rrugës. "Duhet vetëm të fitojmë dhe kaq, duhet ti tregojmë kundërshtarit se jemi të foretë. Jemi të bindur se mund të luajmë një tjetër ndeshje në nivelin e asaj që luajtëm në shtëpi kundër Borussias së Dortmundit,dhe jam i bindur se mund të fitojmë dhe mund t'iu dhurojmë një gëzim napoletanëve"- tha Higuain. Sfida e Championsit nuk është se vjen në një moment fort të mirë, vjen pas një barazimi në shtëpi ndaj Udinezes në Serinë A. "Gjendja nuk është ashtu sic e prisnin. Kemi humbur shumë pikë në shtpi, dhe këtë kundër një skuadre të nivelit të lartë nuk mund t'ia lejojë vetes, por na jepni pak kohë pasi ky është një projekt i ri. Luajmë me një modul të ri në krahasim me të kaluarën dhe është e vështirë që të arrish gjithçka menjëherë. Titulli? Kemi të njëjtën dëshirë si Juventusi për ta fituar, por e përsëris, është mëkat që kemi lënë kaq pikë rrugës" - tha suluesesi Argjentinas. Napoli do ta luaj nesër sfidën e saj ndaj Arsenalit në "San Paolo, ndërsa syt do ti ketë të drejtuar edhe te sfida e Dortmundit që do të luaj në transfertë ndaj Marsejës.