Bundesliga me tërmet 7 ballë, Leverkusen mund Dortmundin
Bajerni i Mynihut nuk dinë të ndalet në Bundesligë, teksa këtë fundjavë ka marr një fitore spektakolare 7-0 ndaj Verder Bremen. Skuadra e Guardiolës kaloi në avantazh që në minutën e 21-të me kandidatin për të fituar "Topin e Artë", Franck. Në të 27-tën është dhe Van Bujten që con shifrat në 2-0. Festa e Kampionëve të Gjermanisë do të vazhdonte me golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën nga ana e Riberisë.Në pjesën e dytë bavarezët janë të frikshëm teksa shënojnë edhe katër gola ëet tjerë, me Mandzukiç që shënoi gjithashtu emrin e listën e shënuesve në minutën e 60-të. Në të 69-tën festoi golin e tij dhe Thomas Muller ndërsa suksesi i bavarezëve mori përmasa tenistike në minutën e 83-të, kur Ribery coi në 6-0 rezultatin. Në fund do të kishte kohë edhe për një gol të Mario Gotze që e mbyll ndeshjen në shifrat 7-0.Bajer Leverkusen ka qenë surpriza e javës teksa ka mudnur në "Signal Iduna Park" ekipin e Jurgen Klopp. Kjo ishte humbja e tretë në katër takimet e fundit për ekipin e Dortmundit që humbet shuëm terren nga kreu. Heroi I ndeshjes për aspirinat ka qenë Son Heung Ming, duke u konfirmuar si një prej zbulimeve më të mëdha të këtij sezoni në Bundesligë.Dortmund me një mendje te ndeshja e Ligës së Kampioneve me Marsejën nuk ka mudnur tja al në ndeshjen e kampioantit. Të dyja skaudrat kanë shuëm raste vecanësrisht pas golit në minutën e 18-të të Son heung.Ekipi i Hipia ia doli shumë mirë deri në fund për të mbrojtur rezultatin. Madje dhe dalja me karton të kuq e Spahic në të 80-tën nuk e ndihmon Dortmundin. Leverkusen fiton 1-0 dhe Dortmund pëson disfatën e dytë në shtëpi ndaj një prej të mëdhave të Bundesligës, pas humbjes 0-3 me Bajernin dy javë më parë. Gladbach vazhdon ngjitjen në zonën Champions pasi mundi 2-1Schalke 04 në shtëpi.