Mancini: Rrezikojmë ne, por Juve nuk ka Pirlon
Aventura e Roberto Mancinit në Ligën e Kampioneve kalon nga sfida decisive ndaj Juventusitr. Nëse nuk fiton Gallatsarai mbetet jashtë dhe tekniku Italian do ët rrezikonte shumë shkarkimin. Në pra të sfidës së 1/8-ve e Champions kundër Juventusit, trajneri i Galatasaray, Roberto Mancini ka rezervuar madje edhe pak humor. Është shumë e mundur që të zgjedhë mbrojtjen me tre, ndërsa fsheh kartat në lidhje me rikuperimin e Sneijder, duke u shprehur se holandezi është mirë por ende s'ka vendosur nëse do ta hedhë në fushë. "Është e vështirë për të dyja skuadrat, ndoshta më shumë për ne duke qenë se kemi në dispozicion një rezultat të vetëm. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar, publiku do të na ndihmojë. E rëndësishme është të mbajmë në mbrojtje, nëse pësojmë gol do të bëhej e vështirë dhe nuk duhet të zbulohemi shumë në fillim. Ndeshja zgjat 90 minuta, këtë nuk duhet ta harrojmë". Juventus nuk do të ketë Pirlon, por a është ky një avantazh për turqit? "Pa Pirlon me siguri që diçka e humbasin. Kanë disa lojtarë me të cilët mund ta zëvendësojnë, të gjithë janë të aftë, por mungesa e tij peshon" Në Stamboll e shikojnë Galatasaray- Juventus si ndeshjen e jetës për Mancinin, i cili nga ana e tij këmbëngul të evidentojë punën e mirë të bërë deri më tani. "Jam këtu prej dy muajsh, po përmirësohemi, por na duhet pak kohë. Presidenti ka thënë se nëse eleminohemi nuk është fundi i botës? Një vëzhgim inteligjent, është një ndeshje dhe jo një luftë. Ndoshta tani Juventusi është në një moment më të mirë se i yni, por do të bëjmë gjithçka për të fituar.". Sneijder gjithsesi sipas informacioneve që japin mediat turke pritet të jetë në fushë pasi është stërvitur rregullisht, ndërsa do të kthehet edhe ish-portieri I Lacios, Muslera. Në sulm do të jetë I sigurt Drogba. Gllatsarai pritet të luaj me formacionin: (3-4-1-2): Muslera; Gulselam, Chedjou, Kaya; Eboue, Inan, Felipe Melo, Riera; Sneijder; Drogba, B.Yilmaz.