Pellegrini: Hart titullar kundër Bayernit

Manchester City do ët zbres sonte në fushën e Bayernit në kërkim të një fitorje me diferenc golash për ti garantuar vendin e parë , por duket se tekjniku Manuel pellegrini është dorëzuar akoma pa filluar ndeshjen duke hedhur në fushë jo formacionin më të mirë. Trajneri spanjoll konfirmon portierin Joe Heart titullar në transfertën e Champions League kundër Bayern Munich. Gardiani i kombëtares së Anglisë e ka humbur vendin e tij si numri 1 i skuadrës pas disa gabimeve dhe por tekniku i "Citizens" synon të rrisë konkurrencën mes tij e Costel Pantilimon në prag të sfidës kundër Arsenalit në 14 Dhjetor."Është e sigurt që Hart do të luajë titullar në Gjermani. Nëse kërkoni mendimin tim, unë e shikoj si më të rëndësishme ndeshjen me Arsenalin se sa atë kundër Bayernit sepse kualifikimin e kemi siguruar. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që lojtarët që do të luajnë në Munich, nuk do të jenë titullarë kundër Topçinjve". Manchester City e humbi ndeshjen e parë kundër kampionëve të Europës dhe Pellegrini bën një analizë më të detajuar për ecurinë e skuadrës së tij në Europë. "Kur humbet ka disa faktor. Këtë sezon kemi luajtur shumë ndeshje të ngjashme. Ndoshta kundër Bayernit u sollëm keq taktikisht por unë nuk do ta ndryshoj skemën time. Thjesht do të ndreq disa detaje, por gjithsesi këmbëngul në faktin se nëse do të ktheheshim pas në kohë, do të kisha zbritur në fushë të njëjtën skuadër" - tha trajneri i citizens. Pellegrini mund të luaj sonte me formacionin 4-2-3-1. Në portë do të jet Hart. Në mbrojtje Klishi, Zabaleta, leskot, Nastasic, Zabaleta. Në mesfushë do të luajnë Fernandinjo dhe Havi garsia. Ndërsa treshja Nasri Milner dhe Hesus Navaz do të mbështesin sulmuesin e vetëm Aguero.