Klopp beson te kualifikimi, skuadra e përgjysmuar
Ky është padyshim një ndër momentet më të vështira që po kalon Borusia e Dortmundit në vitet e fundit dhe padyshim në këtë sezon. Verdhezinjtë rrezikojnë që pas një sezoni ku shkoi deri në finalen e Champions League t'i thotë lamtumirë kompeticionit më të rëndësishëm që në fazën e grupeve por trajneri i verdhezinjve Jurgen Klopp edhe pse me një skuadër të goditur nga dëmtimet kërkon sga kusadra një sforco të fundit. Në Velodromë gjermanët mund të sigurojnë kualifikimin me një fitore, e madje mund të përballojnë pa dëm edhe më një humbje, nëse Napoli mposhtet në "San Paolo" me Arsenalin ,por gjithsesi Klopp fokusohet vetëm te takimi me Marseille që e konsideron një kundërshtar shumë të rrezikshëm . "Duhet ta pranojmë që kemi qenë shuëm ta pafat nga dëmtimet. Ndëshjet në transfertë janë gjithmonë të vështira. Marseille ka disa lojtarë të dëmtuar por ne e dimë se ata janë pregatitur për të luftuar. Janë në fund të grupit por janë një skuadër me kualitet, jo një skuadër tipike e fundtabelësKemi një mundësi të shkëlqyer për t'u kualifikuar nga një grup shumë i vështirë dhe jemi këtu për të bërë pikërisht këtë. Ne mund të adaptojmë sistemin tonë, por nuk do të ndikohemi nga formacioni i Marseille. Ne e dimë se duhet të jemi shumë efektivë dhe se nuk duhet të relaksohemi pasi Marseille do të jetë një kundërshtar i fortë. Dortmundi që vjen në këtë takim pas disfatës 0-1 që pësoi në Bundesliga nga Bajer Leverkusen humbi në atë ndeshje Nuri Shahin dhe Sven Bender të cilët ju shtuan listës së dëmtimeve ku gjendej më parë Mats Humels, Marcel Shmelcer, Neven Subotic dhe Ilkay Gundogan. Gjithsesi Sahin ka gjasa të rikuperohet për ndeshjen e fundit në grupe. Dortmudni pritet të luaj sonte me formacionin 4-2-3-1: Në portë do të jetë Vajdenfeller. Në mbrojtje Pizcek, Hunter, Sokratis, Durm, Në Përpara tyre Groskojc dhe Kehl ndërsa treshja Aubomejang, Mikitarjan dhe Rojs do të mbeshtesin sulmuesin Levandovski.