Barcelona gjen rrugën e fitoreve

Pas dy humbjeve ne Ligën e Kampioneve ndaj Ajaksit dhe në La Liga ndaj Bilbaos, Barcelona është rikthyer në rrugën e fitoreve teksa ka mposhtur në Kupën e mbretit Kartagjenën. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 15-të.Pedro në minutën e 35-të barazoi shifrat në fushën e lojës. Por katalanasit nuk pajtohen me këtë rezultat dhe shënojnë edhe një tjetër gol në fundin e pjesës së parë me anë të një super gol të Fabregas.Edhe në pjesën e dytë, takimi nuk do të kishte shumë histori. Blaugranët dominojnë të gjithë ndeshjen dhe shënojnë edhe dy gola të tjerë në fraksionin e dytë të lojës.Ekipi i Tata Martinos pas rastesh të shumta të humbura në minutën e 76-të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Pedros që shënon golin e dytë personal, ndërsa Doungu në debutimin e tij të parë me bluzën e Barcelonës gjen golin e parë.Duke qenë se sfida zhvillohej në fushën e kartagjenas tashmë ekipi i Tata Martinos mund të mendojë vetëm për sfidat e 1/8, ku kundërshtari sigurisht që do të jetë i një niveli shumë më të lartë.Ndërsa Kartagjenës i ngelet thjeshtë ta kthejë në festë sfidën ndaj Barcelonës, pasi për rezultat nuk mund të pretendojë.