Konte para Gallatasarait: Në fushë për fitore
Antonio Conte nuk ka aspak frikë dhe beson se sfida ndaj Gallaasarait do të jetë mjaftë e bukur dhe e vështirë. Në deklaratën e tij përpara mediave numri një I badhezinjve është treguar mëse I qetë. "Të kesh në dispozicion dy rezultate nga tre nuk duhet të të kondicionojë: ne do të zhvillojmë gjithsesi ndeshjen tonë". Antonio Konte, trajneri Juventusit, ka prezantuar ndeshjen e Champions League me Gallatasarai pa xhiro të shumta fjalësh: "Nuk është ndeshja e parë brenda ose jashtë që luajmë në këtë sezon dhe shpresoj që të mos jetë dhe e fundit. Kemi 50% mundësi për tu kualifikuar".Qetësia e madhe e Antonio Kontes ka një shpjegim: "Nëse këto javë duhet të kujdesem më shumë për djemtë se zakonisht? Nuk jam kujdestar, por jam trajner. Për fat të keq do të mungojë Pirlo, por ja kemi dalë pa të edhe kundër Udineses dhe Bolonjas. Të martën duhet të bëjmë më të mirën". Më pas trajneri bardhezi vlerëson Mancinin dhe Gallatasarain: "Lojtarë si Drogba dhe Shnajder janë gjithmonë të rrezikshëm, duhet të qëndrrojmë të kujdeshëm gjatë të gjithë nëntëdhjetë minutave. Mancini ka pak kohë te Gallatasarai dhe duhen gjithmonë kohë për tu ambjentuar dhe për të imponuar idetë e tua te skuadra. Por është një trajner shumë i zoti dhe Gallatasarai është në duar të sigurta, ashtu siç ishte edhe me Fatih Terim". Xhixhi Bufon ka folur ndërkohë në lidhje me vështirësitë ambjentale. Tifozët turq do të jenë të zjarrtë, por zgjidhja është e lehtë: "Nuk kam parë kurrë një tifoz të shënoj, nëse duhet të ndodhë do ti anullohet goli- bën shaka portieri- Shumë do të varet edhe nga sjellja dhe përgjigja që do të japim përballë vështirësive që do të prezantohen gjatë ndeshjes. Kur garon në këto nivele ekzistojnë gjithmonë vështirësi se ke përballë lojtarë cilësorë, kështu që rreziku për të pësuar gol është gjithmonë aty. Gallata ka lojtarë me famë ndërkombëtare që mund të të hapin probleme. E rëndësishme është të kesh një zgjidhje…". Juventus pritet të luaj më këtë formacion: Juventus (3-5-2): Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Lichtsteiner, Vidal, Pogba, Marchisio, Asamoah; Llorente, Tevez