Roma rikthehet te fitorja, Interi "harron" të fitojë

Roma më në fund rikthehet te fitorja pas 4 barazimeve. Verdhekuq mposhtin 2-1 në Olimpiko skuadrën e Fiorentinës duke e cuar diferencën në vetëm 3 pikë me Juventusin. Skuadra e Rudi Garsis e nisi më mirë ndeshjen teksa pas shtatë minutash shënoi golin e avantazhit duk përfituar edhe nga një rromujë në zonë.Verrdhekuqtë rrezikuan seriozisht të shënonin sërish edhe në dy raste të tjera në minutat 10 dhe 11 me Florenzin e De Rossin që u treguan të pasaktë përballë katërkëndëshit toskan. Goli i barazimit erdhi në minutën e 29-të kur Tomovic shërbeu saktësisht në zonë duke dhuruar një top për Vargas i cili barazoi rezultatin.Në minutën e 62-të shtylla ndali Romën më vonë pasi Strotman goditi pa shumë teknikë vetëm pak metra larg vijës fatale. Goli erdhi në minutën e 66-të kur Gervinho pasoi një top në qendër të zonës ku Matia Destro shënoi golin e dytë 6 muaj pas rikthimit të tij në fushë. Menjëherë erdhi reagimi i Fiorentinës me një goditje dënimi nga ana e Pasqual por De Sanctis bëri mrekullinë duke e larguar topin në goditje nga këndi. Roma me këtë fitore ruan vendin e dytë, duke hedhur një haptë sigurt drejt kualifikimit për në Champions League, ndërsa Fiorentina mbetet në vendin e pestë me 27 pikë.Interi nën epokën Tohir duket sikur është I dashuruar pas barazimeve. Ziklatrit mbrëmë arritën një barazim të cmendur 3-3 përballë Parmës, me shumë përmbysje e kundër përmbysje por që nuk sjell fitoren për zikaltërit.Miqtë kalojë të parët në avantazh në minutën e 11-të me anë të Sansones, duke konfirmuar momentin negative të mbrojes zikaltër. Në minutat e fudnit të pjesës së parë Palacio që realizon golin e 1-1, por festa e barazimit zgjat shumë pak pasi Parolo i heq fjalën një stadiumi të tërë, kur detyron Handanovic të nxjerrë topin nga rrjeta pas një gabimi trashanik .Interi barazon menjehërë në pjesën e dytë në minutën e 54-të fut sërish kokën për golin e barazimit. Guarin kalon vendasit në avantazh në minutën e 56-të. Zikaltërit ndëshkohen sërish në minutën e 59-të, kur Sansone golin e tretë për miqtë. Sfida u mbyll 3-3, me Interin që humbi një mudnëesi të mirë për t'ju afruar zonës së Ligës së Kampioneve.