Sulmohet faqja e Presidentit shqiptar, MPJ greke: Shqipëria e mori mesazhin

Hackerat sulmojnë faqen e Presidencës shqiptare "president. al". Grupet etnike shqiptare shprehen se sulmi ndaj faqes së Kreut të Shtetit ka ardhur nga hackerat grekë si regaim kundër deklaratave shpërthyese të Kryeministrit shqiptar për territorin grek. Rreth orës 19:30 me orën tonë faqja e Presidentit nuk ka funksionuar normalisht, sipas faqes aftonomi.gr."Shqipëria e mori mesazhin". Kjo është deklarata zyrtare e Ministrisë së Jashtme greke e cila vjen si regaim ndaj deklarates së kryeministrit Berisha një ditë pas festës së 28 nëntorit, në të cilin shpjegon se deklarata në Vlorë nuk ka pasur qëllime territoriale."Ka shumë arsye që e bëri këtë deklaratë zoti.Berisha, por rendesi ka që ajo qe bëri është e papranueshme. dhe per kete arsye ka pasur reagim të menjëhershëm nga Ministria e Jashtme greke, ne kërkesën e saj për përgënjeshtrim. Dhe menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi, ku është pergenjeshtruar deklarata, që do të thotë se ai e mori mesazhin " shprehet Grigoris Delavekuras."Kur ka dëgjuar deklaratën e rindertuar te Berishes ministri Avramopoulos tha:“Udhëheqësit, politikanët duhet të shikojnë 100 vjet përpara dhe jo 100 vjet prapa," tha zedhenësi i Ministrisë së Jashtme Grigoris Delavekuras, duke shtuar se "nacionalizmi është një kërcënim i madh për fqinjët tanë dhe per Ballkanin. Greqia është një lider i fuqishem dhe do të vazhdojë te kete dyer te hapura në mënyrë që ne mund të shkojmë përpara".Ndërkohe që deputetë të Agimit të Artë kanë reaguar në faqen e aftonomi.gr dhe kanë kërkuar që Konsulli shqiptar në Janinë të shpallet si person Non Grata, këtë e shpjegojnë me deklaratat e bëra nga kryeministri Berisha.