Tirana një ditë pas festës së Pavarësisë

Tirana duket e përgjumur pasi ka kaluar pritjen e mijërave qytetarëve, ceremonitë, paradat, vërshimin e tortës e deri në koncertet e mbrëmjes. Sot ajo që ka mbetur janë mbeturinat si gjurmë të një festimi që detyruan ndërrmarrjen e pastrimit në orët e para të mëngjesit të nisin punën.Kryeqyteti shqiptarëve duke i qetë, dhe këtë heshtje rutinë të një dite pushimi e thyejnë vetëm disa lëvizje të makinave ende të zbukura me flamuj kuq e zinj që në mendime të rikthejnë sërish në ditën festive. Por dekorimet përballuan trumën, shtyrjet e banorëve por për fat të keq jo shiun e rrëmbyshëm të mbrëmjes.Disa nga këto kolonat kuq e zi janë thyer dhe u ringritën herët në mëngjes. Ndërsa vendi në të cilin qytetarët kanë kaluan qendrën dhe kanë shkrepur aparatin fotografik nuk është më si dikur. Shqiponja ka mbetur e vetme pa sfondin e kuq.Ndërsa në vendin më të përfolur dje, ku ishte e vendosur torta  e pavarësisë sot janë vënë në vend karriget e bareve të dikurshme.Podiumi i paradave ka mbetur në vend ndërsa flamuri kombëtar në disa raste është grisur, nga pakujdesia dhe shiu i rrëmbyeshëm.  Pak metra larg qëndrës në parkun Rinia, në monumentin e pavarësisë i përuruar dje, kureshtarët gjendeshin përballë këtij memoriali.Tirana në 28 Nëntor ishte krahapur për të pritur gjithkënd ndërsa në 29 kishte të pakta gjurmë që të kujton festën e një dite më parë, ndërsa kuptohej se jeta normale ka nisur duke lënë pas festimet.