Mbërrin në Prishtinë Haradinaj, gjykata e shpalli të pafajshëm

Ka mbërritur në atdhe mbrëmjen e sotme simboli i qëndresës dhe ish- komandandanti i UCK-së Ramush Haradinaj.  Në një pritje protokollare, ashtu sic e meriton një burrë i vërtetë shteti, kryeministri Hashim Thaçi, nënkryetari i AAK-së Blerim Shala, ministri Agim Çeku, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli dhe Hajredin Kuçi, anëtarë të AAK-së, familja e tij dhe përkrahës të liderit të AAK-së, i kanë uruar mirëseardhjen Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.Në daljen e tij të parë për mediat, Haradinaj shprehu gëzimin se përmes pafajësisë së tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij drejtësia konfirmoi se rruga e UÇK-së për liri ishte e drejtë.“Shpreh falenderimet e mia për pritjen e sotme dhe pse në një proces të gjatë jam gëzuar dhe kam jetuar me arritjet tuaja. Jam i gëzuar që drejtësia sot ka konfirmuar se rruga jonë ka qenë e drejtë. Do punoj me gjithë ju që të zhvillojmë vendin dhe të ecim përpara” tha ai.Nga ana tjetër Kryeministri Thaci vlersoi se pafajësia e Haradinaj është një gëzim i madh për cdo shqiptar.“U konfirmua besimi në drejtësi, u vlersua durimi i Haradinaj dhe gjithë luftëtarëve të Kosovës. Pafajësie e Haradinaj është plotësim i gjithë asaj festëe madhështore për 28 nëntorin. Ju dëshiroj mirëseardhjen në Kosovë, rikthim të sukseshëm në jetën tuaj politike, përshëndes dhe familjen tuaj dhe gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së. Sonte cdo familje shqiptare ndan gëzimin me familjen tuaj” tha Thaçi.Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, ks nisur në korrik të 2010-ës.Vendimi i gjykatës së Hagës është pritur me fishekzjarre në sheshin kryesor të Prishtinës ku qindra persona ishin mbledhur duke parë live përmes ekraneve gjigante të vendosura në vendimin e gjykatës për tre ish-luftëtarët e UÇK-së.Përfaqësuesi i AAK-së Besnik Tahiri e cilësoi si ngjarje historike për Kosovën vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e tre-luftëtarëve të UÇK-së.Tre ish-luftëtarët e UÇK-së akuzoheshin për “ torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars – 30 shtator të 1998-ës.