Post 28 nëntori, Berisha: Shqipëria përjetoi ditën më festive të shekullit
Me nota entuziazmi kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët bëri një rezyme të festimeve të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, që e pagëzoi si festa e shekullit.Pasi shprehu mirënjohje për të gjitha personalitetet botërore, që sipas tij e kthyen festën në ndërkombëtare, Kreu i qeverisë vecoi 2 merita të këtij 100 vjetori, bashkimin e politikës në celembrimin e 1 shekulli shtet të pavarur shqiptar dhe rivendosjen në vend të historisë. "Ne ishim të gjithë bashkë", u shpreh Kryeministri duke thirrur në vëmendje ceremoninë në Sheshin e Flamurit në Vlorë, e më tej nuk kurseu as batutat për mbështetjen që shqiptarët shprehnin mes brohoritjesh për të dhe liderin e opozitës.“Tani pas përfundimit të festimeve të 28 Nëntorit mirënjohjet më të përzemërta të miat dhe qeverisë sime shkojnë për të gjithë atë, të cilët bënë të mundur që Tirana, Vlora, Shqipëria të përjetojë ditën më festive të shekullit, festën më të bukur në tërë ekzistencën e tyre. Falënderimi dhe mirënjohja më e parë është për miqtë dhe të ftuarit që na nderuan aq shumë me delegacionet që dërguan. 57 vende mike u përfaqësuan në rang të deleguarish direkt nga kryeqytetet e tyre, po kështu 12 organizata nga më të fuqishmet ndërkombëtare dërguan të deleguarit e tyre për të festuar këtu me popullin shqiptar. Me këtë rast më lejoni të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjitha ato vende mike, që dërguan përfaqësuesit e tyre për të festuar më 28 nëntor 100 vjetorin e Pavarësisë me shqiptarët. Falenderoj edhe vendet që u përfaqësuan nga ambasadorët e tyre. Shpreh falenderimin tim më të thellë për shqiptarët, që me kontributin e tyre bënë që 28 Nëntori, festa e shekullit të qëndronte lart dhe të merrte përmasa të paimagjinueshme, jo vetëm nga prania e tyre. Dashuria e tyre për flamurin për vendin, e tëra ishte besim tek e ardhmja. Kurrë nuk kanë festuar më bukur dhe më masivisht se sa 28 Nëntorin. Qytetarët shqiptarë e nxorën jashtë cdo imagjinate, për përmasat, entuziazmin, rregullim në të gjitha aspektet. Mirënjohje meritojnë këtu të rinjtë e të rejat që nuk e lëshuan flamurin nga dora, bënë gjithçka me harenë e tyre, e bënë këtë festë më të gëzueshmen e vendit. Falenderoj të gjitha autoritetet lokale, si dhe maratonomakët, nga të gjitha trojet shqiptare, që u nisën në rrugëtimin e pavarësisë, atë rrugë që ndoqën prijësat dhe qytetarët e tyre 100 vjet më pare”tha ai.Por ky nuk ishte rasti i vetëm. Kryeminsitri ironizoi kryesocialistin, Edi Rama, edhe për cështjen e shumëdebatuar të therjes së 1 mijë qingjave e deshve për 100 vjetorin. Duke këmbëngulur se historia e Shqipërisë ishte falsifikuar, Kryeminsitri i njohu si meritë të vecantë 100 vjetori rishkrimin e historisë së Shqipërisë vetëm mbi të vërtetat e saj. Në këtë pike, Kreu i qeverisë doli edhe një herë në mbrotje të rivlerësimit të figurës së Mbretit Zog, i cili tha ai u bë viktimë e pushtimit, por qëndroi në mërgim si antifashist i vendosur.“Në fillim të vitit patëm dy objektiva, njëra ishte rishikimi i historisë pasi në Shqipëri ishe falsifikuar dhe në Kosovë ishte e ndaluar. Kam qënë i mendimit se njohja e të vërtetave historike cilatdo qofshin ato, njerëzit e qytetëruar duhet të dinë historinë e tyre që të mësojnë dhe në të ardhmen të zgjedhin rrugë të duhura. Të njohin të vërtetat historike të kombit të tyre në 100 vite, të njohin luftërat, vendimet e drejta dhe të gabuara të udhëheqësve të tyre. Shpreh sot mirënjohje për të gjithë ata që shkruajtën. Në konceptin tim të shquarit shkëlqejnë shumë më tepër kur rrethohen nga të shquar dhe jo të vetmuar. Nuk mund të pranonim që historia të mbetej e falsifikuar. Erdhën eshtrat e Mbretit Zog, ndërtuesit të shtetit shqiptar. Historia është e tillë, kushdo që e lexon historinë e kombit. Pasi luftoi e u kurorëzua mbret, Zogu u bë viktimë e një sulmi dhe pushtimi, qëndroi në mërgim si antifashist i vendosur.Në vendin tim as varret e armiqve nuk i prek kush, këtu festuan duke hedhur në erë varrin e një gruaje shqiptare, e një nënë shqiptare të Matit, pra ne e rikthyem drejtësinë në vend, mbyllëm një histori turpi, si mund të hedhësh varre në erë. Ne s’kemi dhunuar asnjëherë varre, me të vdekurit ka një kod”, tha Berisha më tej.Kryeministri pranoi dështimin e qeverisë me premtimin për ndërtimin e stadiumit dhe Parlamentin e ri për 100 vjetorin e pavarësisë, por garantoi se këto dy projekte do të realizohen.“Që do bëhen do bëhen, por që të bëhen jashtë procedurave këtë nuk e them. Parlamenti nuk është investimi im personal, nuk është investim disa qindra mijë eur, që mund të zgjedhësh procedurë të parcaktuar, por është investim serioz në këtë kontekst do ndiqen të gjitha procedurat ligjore. Për të shpallur tenderin duhet projekt më i gjërë se cështë paraqitur. Sapo të pëfundohet do realizohet. Sa i takon stadiumit i është dhënë federatës shqiptare të futbollit janë transferuar aksione e qeverisë, por do jetë federate e cila do të paraqesë dhe do zbatojë projektin që ajo do ofrojë. Qeveria do jetë gati të afrojë kontributin e vet”- deklaroi ai.Kreu i ekzekutivit duket se nuk ndan të njëjtin mendim me aleatin e tij , kreun e LSI Ilir Meta që kërkoi rivlersim të figurës së Enver Hoxhes. Kryeministri tha se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është një faqe e ndritur e historisë së Shqipëisë, por regjimi i Enver Hoxhës nuk mund të cilësohet tjetër veçse çnjerëzor.