Berisha-Martens: Të vërtetat historike po zënë vendin që i takojnë
Kryeministri Berisha ka deklaruar se 100-vjetori i pavarësisë ka shënuar një proces të rishkrimit të historisë mbi bazën e të vërtetave historike.Në një takim me Presidentin e Partive Popullore Europiane Ëilfred Martens, kryeministri Berisha tha se të vërtetat historike dhe figurat historike që kanë themeluar dhe konsoliduar pavarësinë dhe shtetin shqiptar gjatë këtij shekulli po zënë vendin që i takojnë.Ai ka theksuar se bashkëpunimi në kuadër të PPE-së është një instrument i shkëlqyer për avancimin e këtij objektivi madhor.Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Martens për ardhjen në Shqipëri me rastin e këtyre festimeve, duke e cilësuar një nder praninë e tij në këtë ditë të shënuar. Ndërsa Martens theksoi se kjo vizitë ishte një vlerësim për bashkëpunimin e gjatë në kuadrin e PPE-së.Më tej, Kryeministri Berisha dhe Presidenti Martens diskutuan mbi hapat e mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë në BE, për të cilën Shqipëria gëzon mbështetjen e PPE-së.