Muzeu Historik Kombëtar pasurohet me 10 objekte të çmuara

Me shumë se 10 objekte të cmuara të përdorura nga funksionari i lartë dhe sekretari i princ Vidit, Duncan Heaton Armstron i shtohen për herë të parë pasurive të Muzeut Historik Kombëtar.Objektet janë dorëzuar nga Malcom Howe nën autorizimin e të bijës së sekretarit të Vidit, Griselda Adam, e cila i kishte blerë në nje ankand dhe i ruajti me kujdes këto objekte, të cilat princ Vidi ia kishte dhuruar sekretarit të tij.“Me mijëra vjet familja e kapitenit Duncan ka patur të trasheguar këto objekte dhe për të mos e humbur këtë ajo ka dëshiruar ti dorëzojë në Muzeun tuaj”tha Howe.Në mes objektesh ndodhet portreti i Vidit, i cili mban firmën origjinale të tij, Foto e sekretarit Armstrong, ajo e familjes Vidi, dekorat me argjend, kapele e zeze me simbolin e shqiponjës dhe yllin, shpate ceremoniale, spaleta e Armstrong njera prej tyre me yje argjendi, butona uniforme dhe materiale informuese rreth familjes se Vidit.Drejtori i Muzeut Luan Malltezi i ka dorëzuar Howe nje deshmi mirenjohje per kontributin e dhene.