Deklaratat e Berishës për shtrirjen territoriale, KE: No koment

"Komisioni Europian nuk mund të komentojë deklaratat politike të liderëve të ndryshëm, por ne mbështesim marrëdheniet e mira mes vendeve në rajon, dhe jo të kundërtën".Eshtë kjo deklarata e zëdhënësit të Komisionerit për Zgjerim Peter Stano, i zënë ngushtë nga pyetjet e gazetarëve grek që ngritën shqetësimin për deklaratat e kryeministrit Sali Berisha mbrëmjen e 27 nëntorit, ku nga Vlora foli për të gjitha trojet shqiptare nga Preveza në Preshevë.Dy gazetarët grekë që insistonin të merrnin një përgjigje nga Brukseli, në pyetjet e tyre i kanë cilësuar deklarata e kryeministrit Berisha si provokuese dhe që kanë ndikim në marrëdhëniet mes dy vendeve.Reagimet në Greqi kanë filluar sapo Ministria e Jashtme greke publikoi në faqen e saj anullimin e vizitës së ministrit Dimitris Avramopoulos.Ajo që ka irrituar më tepër Athinën zyrtare nga deklarata e kryeministrit Berisha që Shqipëria e Madhe shtrihej nga Preveza deri në Podgoricë, është fakti se përmes kësaj shtrohet çështja e Çamërisë.