PR përshëndet lirimin e Haradinaj: Kauza për të cilën luftuan ndaj Serbisë ishte e drejtë

Partia Republikane e Shqiperise, ka pershendetur dhe shprehur njekohesisht entuziazmin lidhur me vendimin e Gjykates se Hages, per lirimin nga akuzat te komandantit te UCK-se zotit Ramush Haradinaj.“Kjo eshte nje nder dhuratat me te bukura qe i behet shqiptareve anembane botes ne kete 100-vjetor te Pavaresise, duke treguar edhe nje here se kauza per te cilen ata luftuan ndaj Serbise dhe rezistenca per mbrojtjen e trojeve shqiptare, ishte e drejte” thuhet në deklaratën e PR.Permes kesaj deklarate, Partia Republikane e Shqiperise i shpreh komandantit Haradinaj dhe familjes se tij legjendare, pergezimet dhe urimet me te sinqerta per vlerat e larta patriotike qe kane treguar nder vite.Partia Republikane, shpreh besimin dhe uron gjithashtu, qe ne kete menyre do te bien akuzat edhe ndaj zotit Fatmir Limaj, nje tjeter udheheqes I Luftës Çlirimtare te Kosovës, duke afirmuar edhe nje here se gjaku i derdhur per lirine e trojeve shqiptare do te ngelet I paperlyer ne piedestalin ku e kane ngritur heronjte e kombit.