Korçë, grabitet një nga fotot e ekspozitës së patriotëve

Grabitet një nga fotot e ekspozitës së patriotëve korçarë e çelur një ditë më parë nga bashkia e qytetit  me rastin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë.Ekspozita  ka qënë me fotografi të firmëtarëve të pavarësisë nga treva e Korçës, por dhe figurave të shquara patriotike të periudhës së rilindjes si Themistokli Gërmenji, Petro Nini Luarasi, Sevasti Qirjazi etj.Megjithëse pati mjaft interes për banorët e këtij qyteti ajo u dëmtua gjatë orëve të vona të mbrëmjes.E njëjta situatë ka ndodhur edhe me dekorin e festës, ku në sheshin qëndror të qytetit janë grabitur edhe flamuj kombëtarë.Duke iu referuar të dhënave zyrtare të bashkisë së qytetit për RTV “Ora Neës” mësohet se kjo e fundit ka depozituar një kallzim në polici, duke kërkuar ndihmën e kësaj të fundit për gjetjen dhe kapjen e autorëve.Akti i shëmtuar ka tronditur Korçën, ndërkohë që nga ana e saj policia lokale ka nisur hetimet e menjëhershme.