Festimet e Pavarësisë, 80 paciente në urgjencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2012, 14:56
28 Nëntori nuk ka kaluar pa incidente në Tiranë. Vetëm për një ditë në urgjencën e kryeqytetit ka patur një fluks pacientësh që arrinte deri në 80 vetë.Mjekët thonë se nuk bëhet fjalë për helmim ushqime nga torta e cila ishte dhe frika më e madhe por për shkak të asfiksimit nga turma dhe nga konsumimi i tepërt i alkoolit.Për të përballuar fluksin dhe në anën tjetër për ti ardhur në ndihmë qytetarëve të lënduar, spitalet, urgjencat në të gjithë vendin ishin në gadishmëri të plotë.Konkretisht urgjenca e Tiranës për 100-vjetorin e pavarësisë, morri një plan masash ku 5 autoambulanca qëndruan në gatishmëri deri në fund të festimeve në shesh ndërsa në anën tjetër mjekët kanë qënduar në punë sipas një kalendari të përcaktuar.