Topalli takime me parlamentarët, kërkon mbështetje për marrjen e statusit
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka zhviluar një sërë takimesh me parlamentarët të shumtë që erdhën në Tiranë për 100 vjetorin e pavarësissë së Shqipërisë. Pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Italisë, Gianfranko Fini, Kryetarja e Kuvendit priti në takime të veçanta Zv.Presidentin e Parlamentit të Austrisë, nënkryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Nënkryetarin e Parlamentit të Polonisë, Nënkryetarin e Parlamentit të Marokut, Përfaqësuesin e lartë të Senatit të Pakistanit, Kryetarin e grupit të miqësisë në seantin francez etj.Gjatë këtyre takimeve zonja. Topalli kërkoi nga parlamentarët e vendeve anëtare të BE-së, mbështetje për përshpejtimin e hapave të Shqipërisë drejt BE-së, që nga statusi i vendit kandidat e më tej në rrugën e bashkimit me familjen europiane. Zv.Presidenti i Parlamentit të Austrisë Fritz Neugebauer në takimin me Kryetaren e Kuvendit theksoi se"Rasti i Shqipërisë është një shembull i mirë optimist për hapat e shpejtë drejt BE-së”.Ai siguroi se vendi i tij do të shoqërojë Shqipërinë në këtë rrugë, pasi Eruopa nuk është e plotë pa Shqipërinë. Po ashtu nënkryetari i Parlamentit të Bullgarisë, Georgi Pirinski vlerësoi Shqipërinë për hapat e sigurtë dhe për vendosmërinë për të ecur përpara.Vlerësime pozitive për hapat e hedhur nga Shqipëria u bënë edhe nga Nënkryetari i Parlamentit të përfaqësuesi i lartë i Senatit të Pakistanit dhe Nënkryetari i Parlamentit të Marokut. Ndërsa Kryetari i grupit të miqësisë në senatin francez Michel Berson tha se "Shqipëria është një vend i vogël, por me një popull të madh."