Tensionimi i marrëdhënieve me Greqinë, Nishani-Berisha: Nuk cënojmë territorin e askujt

Krerët më të lartë të shtetit, presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Sali Berisha kanë reaguar për situatën e krijuar së fundi, ku Ministri i Jashtëm grek anulloi vizitën në Shqipëri pas deklaratave të Kryeministrit për Shqipërinë etnike nga Preveza në Preshevë.Kreu i shtetit tha se festimet e përvjetorëve lidhen me vlerësimine historise, por kjo tha ai, nuk lidhet me dëshirën e Shqipërisë për të marrë territore ndaj fqinjëve.“Momente të tilla të festimit të 100-vjetorit dhe përvjetorët që lidhen me Pavarësinë, janë pjesë e vlerësimit dhe të kujdesit të historisë sonë. Në tërë historinë tonë, Shqipëria dhe shqiptarët kurrë nuk kanë patur qëllime të këqija ndaj fqinjëve. Shqipëria ka promovuar parime të flakta të bashkëjetesës. Shqipëria nuk ka asnjë lloj pretendimi territorial ndaj fqinjëve. Por sigurisht që në ditët e 100-vjetorit mund t’u referohemi çështjeve historike dhe kjo nuk përbën asnjë cënim për fqinjët”, u shpreh Presidenti.Nga ana tjetër kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp me homologun slloven e komentoi në këtë mënyrë mungesën e Ministrit të Jashtëm grek në festimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.“Francezët kanë një përgjigje, miqtë shkëlqejnë gjithmonë me mungesën e tyre”, tha Berisha.Gjatë festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë me 27 nëntor në Vlorë, kryeministri deklaroi para vlonjatëve se festohet pavarësia e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë.Kjo deklaratë ka sjellë reagime të forta nga pala greke, cka bëri që Ministri i Jashtëm grek të anullonte