Topi: Pafajësia dhe lirimi i Haradinajt, lajm i mirë për Kosovën dhe shqiptarët

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, përshëndeti vendimin e Gjykatës së Hagës, për shpalljen të pafajshëm dhe lirimin nga të gjitha akuzat të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.Përmes një deklarate për mediat, Topi e cilësoi vendimin e drejtë të Gjykatës së Hagës, si një tregues të drejtësisë së luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjykata e Hagës vërtetoi edhe një herë se nuk ishin shqiptarët ata që kryen krime, përkundrazi shqiptarët ishin viktima të krimeve të të tjerëve.Më tej Topi e vlerësoi figurën e Ramush Haradinajt, si hero të gjallë të Kosovës, simbol të luftës së UCK-së, si një politikan të aftë, patriot dhe shtetar për të cilin ka nevojë Kosova.Drejtues të FRD-së ndërkohë kanë komunikuar në telefon me familjen Haradinaj, duke i uruar atyre për pafajësinë dhe lirimin e Ramush Haradinaj.