Bashkëpunimi Shqipëri-Azerbajxhan, dy Ministrat e Kulturës nënshkruajnë marrëveshjen

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve për herë të parë institucionalizon marredheniet në fushat e kulturës dhe turizmit me Azerbajxhanin.Ministri, Aldo Bumci, ka pritur në një takim homologun e tij Abulfas Garayev, ku edhe është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit midis dy dikastereve.Për Bumcin kjo marrëveshje do të sjellë përfitime për të dyja vendet.Ndërsa për Garayev shkëmbimi i eksperiencave midis dy vendeve do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe kulturës.Ndërkaq pas nënshkrimit të marrëveshjes Ministri azerbajxhanas i ka dhuruar homologut shqiptar një pikturë të kryeqytetit azer, Baku.