Vetëvritet në zyrën e tij nënoficeri i ndërlidhjes
Vetëvritet në zyrën e tij në ministrinë e mbrojtjes nënoficeri i ndërlidhjes Gëzim Tore.Ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të së enjtes ku Gëzim Tore ka qëlluar veten në kokë me pistoletë. Viktima 53 vjeçar ka qënë në shërbim turn i tretë dhe ngjarja u zhvillua vetëm pak orë pas mbylljes së paradës ushtarake e zhvilluar në sheshin Skënderbej në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.Trupi i tij u gjet i pajetë nga kolegët e tij në zyrë mëngjesin e sotëm,ndërsa mendohet se shkak i marrjes së këtij vendimi për flijimi të këtë qënë gjendja e rëndë ekonomike e viktimës por nuk përjashtohen edhe pista të tjera hetimi si depresioni.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë ushtarake dhe prokurorisë të cilat kanë administruar provat në vendin e ngjarjes,duke qënë se ngjarja ka ndodhur në ambjentet e ministrisë dhe këto hetime janë kompetencë e tyre.Policia dhe prokuroria ushtarake kryejnë hetimet e paraprake për të përcaktuar saktë shkakun e kësaj ngjarje të rëndë.Gëzim Tore me origjinë nga Gramshi i dha fund jetës në zyrën e tij në brendësi të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë.