Rama: PS, do i sjellë Shqipërisë tjetër rilindje

Kreu i PS-së Edi Rama ka deklaruar sot se Partia Socialiste e ka guximin për ta rilindur Shqipërinë.Ndërsa ka zhvilluar sot homazhe në memorialin “Nënë Shqipëri” me rasin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit, kryesocialisti Rama ka theksuar se bota i pa dje shqiptarët në krahun e duhur të historisë."29 Nëntori është dita tjetër e made që ka shënaur njëherë e përgjithmonë në historinë e Shqipërisë mundësinë për të qënë krenar se në orët më të vështira bota i pa shqiptarët në krahun e duhur të historisë dhe lufta Nacional Çlirimtare është një nga trashëgimitë edhe për brezat që do të vijnë. Dita e djeshme tregoi se ne kishin me vete një mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për të lexuar me krenari dy faqe të shkuara por edhe për të parë nëse e atdhmja jonë do të jetë akoma edhe më e çmuar nëse e kemi guximin që ta rilindinim Shqipërinë. Dhe ne e kemi guximin që ta rilindim Shqipërinë” tha Rama.Gjithashtu, kryesocialisti Rama ka përshëndetur edhe lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.“Kjo ditë ka një ogur në mënyrën më të bukur të mundshme pas shpalljes së pafajësisë përfundimtare për luftëtarët e UÇK-së. Është një moment i jashtëzakonshëm pasi që prej sot të gjitha hijet e hedhura nga keqdashësit mbi lavdinë e UÇK-së dhe heroikën e luftërave të saj janë fashitur njëherë edhe përgjithmonë.  28 Nëntor i qëndron 29 Nëntori si vazhdimi i një historie të shkruar nga njerëz që besuan në një ëndër dhe për ëndrrën e tyre sakrifikuan edhe jetën” shtoi Rama.