Dita e Çlirimit, Nishani zhvillon homazhe te “Nënë Shqipëri”

Pavarësisht debateve mes dy kaheve politike, presidenti i vendit Bujar Nishani ka vendosur të nderojë sot dëshmorët e vendit, duke festuar kështu 68-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.Presidenti Nishani ka vendosur kurora me lule në monumentin "Nënë Shqipëri", në kujtim të të rënëve ndërsa është shprehur se respekton ligjin i cili përcakton qartë që 29 Nëntori është edhe Dita e Çlirimit."Në këtë 100 vjetor të pavarësisë një nderim i veçantë padyshim i kushtohet të gjithë atyre që u ngritën dhe ranë në luftën për Çlirimin e Shqipërisë nga kushtetuesit në Luftën e Dytë Botërore. Sot ne të gjithë kremtojnë veprën dhe vizionin e tyre që u bashkuan pa dallim feje krahine e ideje në mbrojtje të tokës dhe flamurit tonë, ne sot në këtë kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë shprehim nderimin tonë për ta. Vepra dhe kontributi i tyre anë sot më shumë se kurrë të realizuar, ideali i tyre është i jetësuar, sot Shqipëria janë një vend dhe komb i lirë, aleate reale e NATO-s, botës së perëndimit. Sot Shqipëria ecën e sigurt drejt integrimit në BE, ndaj sot më shumë se kurrë kemi ç`ti themi brezave që vijnë, kontributi i tyre që nga ngritja e flamurit e deri sot nuk ka shkuar kot. Çështjet e këndvështrimit të partive janë cështje të tyre, presidenti më shumë se kushdo duhet të respektojë përcaktimet ligjore dhe atë që kuvendi ka miratuar, 29 nëntori është festa kombëtare që kujton Çirimin e Shqipërisë nga pushtuesi nazifashist" tha Nishani.I pyetur në lidhje me refuzimin e pjesëmarrjes në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë të ministrit të jashtëm grek Dimitris Avramopulos për shkak të deklaratave të kryeministrit Berisha, kreu i shteti theksoi se Shqipëria s`ka asnjë  pretendim territorial për fqinjët.“Momente të festimit të përvjetorëve të ndryshëm që lidhen me pavarësinë janë pjesë e vlerësimit të historisë, ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin që Shqipëria kurrë nuk kanë pasur qëllime të këqija ndaj fqinjëve, për të rrëmbyer territore, tentativa për të goditur fqinjët. Sot më shumë se kurrë megjithëse të penalizuar nga historia, shqiptarët kanë promovuar parimet e bashkëjetëses dhe fqinjësisë së mirë. Nuk kemi pretendime territoriale për vendet fqinje, por në referimet e historisë në ditë të tilla mund ti referohemi ngjarjeve historike, nuk përbën cenim të interesave të kurrkujt tjetër, ne do vlerësojmë historinë tonë me problemet që kemi pasur, por vendi ynë ka deklaruar se shikimi ynë është nga e ardhmja dhe këtë do e ndërtojmë së bashku me fqinjët”- tha aiPresidenti Nishani është pyetur nga mediat edhe për emrin e prokurorit të ri të përgjtihshëm për të cilin deklaroi shkurt: " Edhe pak ditë dhe do t'ua heq kuriozitetin"Ndërkohë  para mbërritjes së presidentit në varrezat e dëshmorëve është shkaktuar përplasje midis  veteranëve dhe punonjësve të gardës. Veteranët nuk janë lejuar të hyjnë në Varrezat e Dëshmorëve me pretendimin se aktivitetet e tyre duhet të zhvillohen pasi të zhvillojë homazhe kreu i shtetit.Që prej tetë vitesh tashmë, që kur Partia Demokratike ka ardhur në pushtet ka festuar dhe ditën e Çlirimit më 28 nëntor, pavarësisht se 29-ta nuk është hequr si festë zyrtare.