Kryeministri slloven vizitë në Tiranë, takohet me Berishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2012, 09:12
Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku është pritur me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Berisha.Pas ekzekutimit të himneve të dy shteteve dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim tet a tet dhe më pas mes dy delegacioneve.Më pas të dy kryeministrat do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp për të dhënë më shumë detaje për takimin.Kryeministri i Sllovenisë Jansa ndodhet që prej ditës së djeshme në Tiranë ku mbrëmë ka marrë pjesë edhe pritjen e presidentit Bujar Nishani.