Shkodër, ekzekutohet me armë 38-vjeçari
Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës pasi është ekzekutuar me armë në derën e shtëpise Edmir Koçia, i dyshuar për një sërë vrasjesh.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.45 të mbrëmjes së djeshme në lagjen "Tepe" të qytetit të Shkodrës ku 38-vjeçari është qëlluar me armë nga persona të pa identifikuar.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës pasi kishte marrë 4 plumba por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të marra.Mësohet se viktima ka qënë person me precedentë penal ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.Sipas policisë viktima akuzohet për një sërë vrasjesh të kryera nga viti 1997 e prapa, duke njohur të shkuaren e tij pista kryesore mbi të cilën po heton policia është ajo e një hakmarrjeje të mundshme.Ndërkohë që policia pas hetimeve të para ka shoqëruar në polici 11 persona të cilët do të merren në pyetje lidhur me këtë ngjarje.