Dita e Çlirimit, Nishani dhe e majta nderojnë sot dëshmorët e kombit
Kreu i shtetit Bujar Nishani feston sot zyrtarisht festën e Çlirimit të Shqipërisë.Pavarësisht debateve mes dy kaheve politike, presidenti Nishani ka vendosur të nderojë dëshmorët e vendit në 29 nëntorit, duke festuar kështu 68-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.Presidenti Nishani do të vendosë kurora me lule në monumentin "Nënë Shqipëri", në kujtim të të rënëve.Që prej tetë vitesh tashmë, që kur Partia Demokratike ka ardhur në pushtet ka festuar dhe ditën e Çlirimit më 28 nëntor, pavarësisht se 29-ta nuk është hequr si festë zyrtare.Edhe kreu i LSI-së Ilir Meta do të nderojë sot të rënët për liri. Ndryshe nga aleati i tij, LSI ka festuar gjithmonë ditën e Çlirimit më 29 Nëntor.Edhe kreu i PS-së Edi Rama së bashku me përfaqësues të tjerë të të majtës, do të zhvillojë homazhe në varrezat e dëshmorëve si dhe do të vendosë kurorë me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.