Nishani: Shqiptarët do jenë këtu deri sa mali të bëhet hi dhe hiri mal përsëri

Pritjet zyrtare në nder të festimit të përvjetorit jubilar për 100 vjetorin e Shqipërisë shtet janë përmbyllur me pritjen zyrtare në Pallatin e Brigadave të organizuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani për të gjithë liderët shqiptarë dhe të gjithë të ftuarit me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.I zoti i shtëpisë në fjalimin e tij për këtë rast, ka preferuar për një cast të dalë nga formaliteti i fjalimeve zyrtare dhe të lartësojë vlerat e popullit dhe kombit të tij, qoftë dhe për njëherë të vetme në 100 vjet, duke evidentuar vlerat dhe figurat historike të dala ndër shekuj, por pa lënë mënjanë dhe gabimet e bëra rrugës.E duke marrë shkas nga notat kuq e zi që imponon kjo ditë e shënuar e flamurit, simbolit tonë kombëtar, Nishani ka siguruar se kombi shqiptar këtu do të jetë, sovran dhe i pavarur , deri sa mali të bëhet hi dhe hiri mal përsëri.“Sonte jemi mbledhur për festë, jemi mbledhur për gëzim, për të kremtuar 100 vjetorin e shtetit tonë, ndaj le të dalim nga fjalimet formale dhe të mburremi pak ,të paktën njëherë në 100 vjet. Ne dhe historia jonë jemi më të vjetër se këto 100 vjet. Gjatë ekzistencës sonë ne shqiptarët sështë se kemi zbuluar gjëra të mëdha, por kemi rrënjë pellazge, histori ilire me mbretër e perandorë që ndikonin në historinë antike. Kemi gjuhën e mrekullueshme shqipe që është më të pastrat dhe më shprehëset, ndër vendet e para të klasifikimit të vjetërsisë mes 6000 gjuhëve që planeti shkruan dhe flet. Kemi qenë dhe jemi vigjelues të rreptë të zhvillimit perëndimorë, kudo të gërmosh gjen dicka antike, ku në cdo majë kodre ka një rrënojë keshtjelle, dëshmi kulturore dhe historike. Të parët tanë kanë qenë luftëtarë të shquar, mesjeta jonë është plot me kontër, princa pashallarë e dijetarë, jemi heronj të panumërt të luftrave. Kemi autorë veprash madhore kulturore. Kemi Gëten tonë, Lasgush Poradecin, ndër shkrimtarët e gjallë me përmasa botërore, Ismail Kadare, jemi pjesëtarë të aleancës së NATO-s, jemi kontribuues në eksportimin e paqes, e tërë historia jonë është histori fluturimesh dhe rrëzimesh të pafundme, pas të cilave rrëzime gjithmonë jemi ngritur, më të fuqishëm dhe më të freskët,  fluturimi, rrëzimi, ringritja, përsëri rrëzimi, e përsëri ngritja, në një spirale sakrificash është çelësi i të kuptuarit të mbijetesës sonë. Po të meta a kemi ne? Sigurish që kemi, grindavecët tanë, sherxhinjtë tanë, dembelët tanë, por e meta kryesore është se jemi pak dhe trualli ynë është i vogël, kështu thonë të tjerët, por jo ne, për ne është luks, se sjemi poce prej balte, por gotë prej qelqi, ne  shqiptarët kemi një avantazh të madh, nuk i bëjmë keq askujt. Por edhe kur bëjmë ndonjë të keqe atë ja bëjmë vetes. Është deri diku e vërtetë, por nuk mund të konsiderohet e mete. Por ajo që kemi me shumicë është energjia, pa atë nuk do të ishim sot këtu duke festuar këtë ditë të shenjtë. Ne shqiptarët jemi jo pak të cuditshëm. Ne kërkojmë që të kemi cdo gjë personale, secili spitalin e vet, aeroportin, prokurorinë, gjykatën, por dimë edhe të përshtatemi dhe po e bëjmë, jemi vendi me dëshirën më të madhe për tu bërë pjesë e Europës. Ne këtu do jemi deri sa mali të bëhet hi dhe hiri mal përsëri” tha Presidenti Nishani.Ndërsa Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shfrytëzuar këtë moment për të nderuar ata që derdhën gjakun për lirinë e këtij kombi, pasi sipas saj vetëm në këtë mënyrë mund të hedhim të sigurtë hapat drejt të ardhmes.“Jemi mbledhur këtu sëbashku me miqtë tanë ndërkombëtarë që na lidh histori jonë shekullore. Po festojmë këtë ditë të shënur për vendin tonë që I dha fund okupimit për të qenë të lirë  dhe sovranë në trojet tona. Në këtë 100 vjetor e kthejmë kokën mbrapa për të nderuar veprën e atyrë që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit në mënyrë që të hedhim hapa të sisgurtë drejt të ardhmes. Ky shekull nisi me shpalljen e pavarëssisë së Shqipërisë dhe lirinë e Kosovës. Populli shqiptar sot është i lirë. Koha e hegjemonisë dhe urrejtjes përgjithmonë ka përfunduar. Falenderoj Shqipërinë për rolin e saj si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon” tha ajo.Ndërsa Presidenti i PPE, Wilfried Martens  u shpreh se “përtej ndarjeve politike, sepse unë jam një mik evropian i një Shqipëria evropiane. Unë jam shumë kërkues dhe pres shumë nga Shqipëria. Shqipëria ka një rol të veçantë për të luajtur në rajon.”E ardhmja e Shqipërisë është brenda BE, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Gjithsesi sfidat me të cilat ju do të përballeni nga sot e tutje do të shndërrohen në më të mëdha, dhe përgjigja që ju do të jepni do të jenë shumë të rëndësishme. Këtë do ta bëni nëpërmjet zgjedhjeve të ardhshme të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme”- tha ai.Martens, tha se ka një rrezik më të madh, që është nacionalizmi. Shqipëria, shtoi ai,  duhet të jetë një model për rajonin dhe Europën, pasi dua të përmend se “mund të mësojmë shumë si BE nga toleranca juaj fetare.”