Kaka-Balotelli rikthejnë shkëlqimin e Milanit

Ndoshta Milani po i rikthehet fitoreve. Pasi mposhtën Celticun në kuadër të Champions League, ata sot shënuan fitore të radhës duke mposhtur Catanian dhe atë si mysafirë.Rezultati final i këtij takimi ishte 1 me 3. Ishin vendësit që dolën të parët në epërsi përmes Castro në min. e 13, por ishte Montolivo ai që e barazoi rezultatin në 1 me 1, me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë. Rossonerët e treguan forcën e tyre në pjesën e dytë duke shënuar edh dy herë të tjera nëpërmjet yjeve kryesorë të tyre Balotelli në min. e 63, dhe Kaka në min. e 81.Me këtë fitore Milani kalon në pozitën e 17 pikëve pas 14 javësh, dhe duke treguar se ndoshta dalëngadalë po rikthehet.