Hekurudha shqiptare ‘në agoni’, specialistët: S’ka asnjë masë konkrete
Rendohet situata ne hekurudhen shqiptare per shkak te politikave jo inkurajuese qe jane ndjekur ndaj ketij sektori ne dy dekadat e fundit. Alarmi ka ardhur nga Sindikata e Pergjithshme e Hekurudhes Shqiptare ,qe ka kerkuar nderhyrje urgjente ne kete sektor qe po shkon drejt degradimit.Kreu i Sindikates se Hekurudhes, Osman Meta, ka deklaruar se nje pjese e rrjetit egzistues hekurudhor eshte jashte kushteve teknike, pavaresisht perpjekjeve qe po bejne drejtuesit e rinj te ketij insitucioni per te ndryshuar situaten.Aksidenti i fundit ne hekurudhen shqiptare i ndodhur gjate dites se sotme, ku disa vagone mallrash te linjes Shkoder-Vore dolen nga shinat, eshte nje tregues i situates qe paraqitet ne kete sektor, e cila disa here eshte ngritur si problematikë nga media dhe ende vazhdon te mos merret asnje mase.Pavaresisht se nga ngjarja e sotme nuk u shenuan deme ne njerez, pyetja qe shtrohet eshte, çfare do te ndodhte ne qofte se se treni i pasagjereve do te pesonte te njejtin fat?Kush do te mbaje pergjegjesi?Dhe perballe nje situate te tille, per te cilen urojme qe te mos ndodhe, organet pergjegjese nuk do te kene asnje justifikim, pasi eshte nje shqetesim i ngritur dhjetera here nga mediat, te cilat kane denoncuar gjendjen ku jane sot hekurudhat dhe masat qe duhen marre.