Seria A, luhet java e 13-të

Fundjava pritet të jetë shumë interesante në serinë A. Roma kryesuese do të mbyllë javën e 13-të në "Olimpiko" ndaj Kaljerit. Skuadra e Rudi Garsiaas duhet ta harrojë sa më parë barazimet me Torinon dhe me Sasuolon dhe do të kërkojë 3 pikët e radhës për të ruajtur vendin e parë që mund ta humbas për 324 orë në rast se Juventusi i vendit të dytë arrin të fitojë në transfertën ndaj Livornos.Bardhezinjtë kanë me vete moralin e lartë të fitores spektakolare 3-0 ndaj Napolit ndaj edhe fitorja më shumë duket se do të jetë një formalitet. Antonio Konte do të ketë disa probleme të vogla në mbrojtje, por që nuk do të jetë vendimtare duke parë që në fushë mund të jetë edhe Arturo Vidal që më në fund ka marrë leje nga FIFA për tu aktivizuar. Napoli do të luajë sonte ndeshjen e saj ndaj Parmës.Në "San Paolo ekipi i Rafa Benitezit do të kërkojë vetëm 3 pikë për të rifilluar sërish ringritjen në tabelë. Hamshik duket se është rikuperuar, ndërsa Higuain vazhdon të mbetet në dyshim të madh. Sonte në mbrëmje do të luajë edhe Milan që do të ketë një ndeshje vendimtare me Xhenoan.Skuadra kuqezi është në një krizë të thellë rezultatesh dhe është shumë pranë zonës së ftohtë ndaj nuk mund të lejohen më gabime të tjera. Një sfidë delikate ka edhe Interi i Mazarrit që do të ketë një transfertë aspak të lehtë ndaj Bolonjës. Zikaltrit po kalojnë një formë të mirë dhe fitorja është një synim për të qëndruar në zonën e skuadrave që synojnë vendet e para. Udineze- Fiorentina është një tjetër supersfidë për këtë javë.