Alegri karikon skuadrën: Duhet të fitojmë
Masimiliano Alegri e ka shumë të vështirë që të ruajë qetësinë këto ditët e fundit. Trajneri u ka bërë të ditur disa lojtarëve të tij se ndeshja e radhës ndaj Xhenoas do të jetë shumë rëndësishme dhe këtë gjë e ka bërë duke e ngritur zërin në qendrën stërvitore. Për Milanin nuk ka më justifikime, për kushtet të cilat ndodhet ekipi."Mendoj se në stërvitje gjërat po shkojnë mirë. Në këto seance ka raste që stimuloj skuadrën në të tjerat jo. Këto ditë jemi stërvitur tre herë në ditë. Dukem si njeri i mirë po në fakt nuk jam i tillë" - tha Alegri. I pyetur mbi mundësin e e aktivizimit të Kakas përpara mbrojtjes ai u përgjigj në këtë mënyrë."Kaka kurrë para mbrojtjes, sigurisht që mund të luajë në atë rol, por nuk kemi kohë tani për eksperimente, e Kaka do të vazhdojë të luajë pas sulmuesve" -tha tekniku livornez.Trajneri foli edhe për formacionin e mundshëm anti- Xhenoa.“Në sulm më duhet të zgjedh një mes Matrit dhe Roinjos. Në mbroijtje do të luajë dyshja e konfirmuar Zapata dhe Mekses. Konstant do të luajë nga e majta.El Sharaui? Ai po stërvitet për tu rikuperuar. Ka nevojë të gjejë formën më të mirë. Të njëjtën gje mund të them edhe për De Shiljon”. Alegri tashmë ka përpara një detyrë të vështirë për të ringritur Milanin dhe të rikthejë tifozët krah tij.Milan pritet të luajë sonte me formacionin 4-3-3Në portë do të jetë Abiati, Abate, Zapata, Mekses dhe Emanuelson. Në mesfushë Poili, De Jong dhe Muntari ndërsa në sulm Kaka, Baloteli dhe Robinjo.