La Liga, luhet java e 14-të

Java e 14-të në La Liga pritet të dhurojë emocione të tjera të mëdha. Kjo fundjavë nisi mbrëmë më fitoren e Osasunës në transfertën ndaj Valadolid. Ndërsa sot do të vazhdojë në mënyrë të pazakonte teksa në orën 16:00 në fushën e lojës do të zbresin kampionët e Spanjës, Barcelona do të luaj sfidën ndaj Granadës.Ekipi i Tata Martinos me mungesën e Messit dhe Valdes do të kërkojnë të marrin 3 pikët e radhës dhe misioni nuk duket aspak i lehtë. Granada vjen pas dy fitoreve ndaj Levantes në transfertë dhe ndaj Malagës në shtëpi që tregojnë për formën e mirë të tyre.Reali nga ana tjetër do të ketë një sfidë të lehtë në transfertë ndaj Almerias. Ekipi verndas këtë sezon është në një situatë të vështirë teksa noton në ujra të turbullta. Ndërkohë që ekipi i Ancelotit vuan nga disa dëmtime, ku Kedira humbi sezonin ndërsa Alonso vazhdon të mbetet në dyshim nëse do të luajë sonte ose jo.Fitorja është një detyrim për të mos humbur më shumë terren për kreun e renditjes. Ndërkohë një sfidë interesante ka edhe skaudra e vendit të dytë, Atletiko Madrid që do të luajë në shtëpi ndaj Getafes. Sfida pritet të jetë aspak e lehte edhe për vet faktin se në fushën e lojës nuk do të jetë goleadori, Diego Kosta.Një avantazh për vendasit është se Getafe nuk po kalon një moment shumë të mire, pasi në dy takimet e fundit ka pësuar një humbje dhe një barazim. Valencia do të ketë një transfertë të vështirë ndaj Elkes.