Dortmund kërkon revanshin ndaj Bajernit

Ndeshja më e rëndësishme e sezonit në Bundesligë do të luhet sot mes Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit. Kjo konsiderohet si sfida vendimtare për të përcaktuar se cila skuadër ka më shumë shanse që në fund të kampionatit të dalë triumfuese.Bavarezët janë në formë të shkëlqyer, pasi deri më tani nuk kanë humbur asnjë ndeshje në Bundesligë, ndërkohë që ekipi i Jurgen Klopp deri më tani ka regjistruar dy të tilla. Një fitore e Bajernit në "Signal Iduna Park" do ti rikonfirmonte ata si favorit për të arritur të titulli.Interesimi për këtë sfida është i jashtëzakonshëm, duke u nisur edhe nga rivaliteti në rrijtje në sfidat e fundit të zhvilluar në vite mes këtyre dy ekipeve. Trajneri i Borusias së Dortmudnit nuk do donte për asnjë qëllim që takimin e radhës ta kishte me Bajernin pasi për verdhezinjtë do të jenë 7 mungesa.Problemet më të mëdha janë në repartin e mbrojtjes, ku thuajse nuk ka të gatshëm asnjë lojtar titullar. Por edhe Bajerni nuk mbetet pas në lidhje me problemet me dëmtimet. Riberi është i fundit në listë që i është shtuar Shvajnit, Alkantarës dhe Shaqirit. Nëse vendasit kanë një avantazh më shumë kjo lidhet vetëm me faktin se do të luajnë në fushën e tyre, atje ku 80 mijë tifozë janë të gatshëm ta mbështesin skaudrën e tyre deri në minutën e fundit. Humbja e Ligës së Kamioneve ende nuk është harruar ndaj një hakmarrje sot do të ishte mjaft e vlefshme.Dortmund pritet të luajë me formacionin 4-2-3-1Në portë do të jetë Vajdenfeller, në mbrojtje Durm, Sokratis, Fridish, Groskojc. Përpara tyre Shahin dhe Bnder, ndërsa treshja Rojs, Mikitarjan dhe Aubomejang do të mbështesin Levandoskin.Nga ana tjetër Bayerni pritet të luajë me formacionin 4-1-4-1Në portë do të jetë Nojer, në mbrojtje Alaba, Dante, Boateng, Lahm, përpara tyre Martinez. Në mesfushë do të luajnë Roben, Gëce, Kros, Myler që do të mbështesin sulmuesin e vetëm Madzukic.