35 klube pas Berishës

Valmir Berisha është pushtuar nga një lum ofertash. Sulmuesi kosovar ka konfirmuar se po kërkohet nga 30-35 klube evropiane. Në mesin e ekipeve të interesuara për të janë edhe Ajaksi, Milan, Totenhami, Sanderland dhe Sëlltik. Ai nuk do ta ketë aspak të lehtë të vendos për të ardhmen.Sulmuesi kosovar ka marrë një lumë ofertash pas paraqitjeve të shkëlqyera me Suedinë në Kampionatin botëror U-17, e cila u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kosovari fitoi medaljen e bronztë me përfaqësuesen suedeze. Ndërsa mori çmimin e "Këpucës së Artë" si golashënuesi më i mirë i turneut me 7 gola të realizuar. Kjo ka bërë që shumë klube të vendosen në radhë për Berishën, i cili aktualisht ka një kontratë me Halmstadin."Është e qartë sa duket jo reale, por është zbavitës, kur ndiqesh nga të gjithë, mund të them se 30-35 klube"-ka deklaruar 17 vjeçari të përditshmen suedeze "Aftonbladet".Ndërkohë Berisha ka zbuluar edhe disa nga emrat që shfaqin interes konkret për ta transferuar. Ai synon të gjejë një klub që ka nevojë për sulmues, që ti garantojë shumë minuta në këmbë."Nuk besoj se do të shkoj në ndonjë klub të madh. Do të ishte rrezik për mua. Menaxheri im, Andert Karlsson mi ka treguar propozimet dhe më ka lënë të zgjedh unë" - tha Berisha. Ai po planifikon të shohë disa klube, ambientet dhe më pas të vendosë."Nëse për shembull, do të doja të shkoja në Itali, do të shkoja në disa qytete për të parë ambientin. Por ju siguroj se ende asgjë nuk është vendosur" theksoi Berisha që në Suedi krahasohet me Zlatan Ibrahimovic.