Premier League, java e 12-të
Java e 12-të në Premier League pritet të dhurojë emocione të tjera të mëdha. Në fushë do të zbresë sot skuadra e vendit të parë Arsenali, që pas humbjes ndaj United do të kërkojë të përfocojë pozitat në vendin e arë të renditjes. Përballë as më pak dhe as më shumë do të jetë skuadra e vendit të tretë Sauthempton që po bën një sezon të shkëlqyer. Miqtë vijnë pas fitores spektakolare 4-1 ndaj stok Siti, dhe do të kërkojnë të marrin një pikë të vlefshme.Chelsea e Jose Murinjos nuk do ta ketë sot të lehtë pasi përballe do të ketë Uest Hemin që në shtëpinë e saj është një ekip i frikshëm. Dhe mbi të gjitha ka nevojë për pikë për të siguruar mbijetesën. Nga ana tjetër Murinjo mes polemikave të shumta me arbitrat kërkon nga skuadra reagim pas barazimit 2-2 me Uest Bromuic.Manchester Citi-Totenham padyshim që është një ndër sfidat më të bukura të javës në Premier League. Citi në vendin e 8-të nuk kërkon të bëjë një tjetër hap të gabuar për tu shkëputur akoma më shumë nga vendet e para ndaj 3 pikë janë të nevojshme, ndërsa për Totenhamin dhemb akoma humbja me Njukasëllin dhe ky është shansi ideal për të reaguar.