Kurtis gjithmonë e më larg Barcelonës

Tibaut Kurtis nuk do ta ketë aspak të lehtë për të kaluar te skuadra e Barcelonës. Ai është një ndër preferencat më të mëdha të blaugranëve që po kërkojnë zëvendësuein më ët denjë të Valdes, që do të largohet në qeshor. Pengesa e madhe mban emrin Jose Murinjo.Trajneri i Chelsea nuk mendon aspak ta lërë të largohet portierin e talentuar madje i ka rezervuar nëj vend në stol si zëvëndës ideal për Piter Ceh. Courtois ka kontratë me Chelsean deri në qershor 2016, por ka tre sezone që luan me huazim ne La liga te skuadra e Atletiko Madridit. Klubi anglez e ka marr për sezonin e  ardhshëm dhe do ti ofroj një kontratë deri në vitin 2019-të.Zgjatja e kontratës është një mundësi shumë e mirë për portierin belg që do ët ketë mundësinë të luajë në një tjetër kampionat. Alternativa tjetër është që blutë të negocjojnë me Barcelonën për çmimin e lojtarit, por kjo duket shumë e vështirë pasi vendimi I Murinjos është përfundimtar. Të luash te skuadra e portugezit padyshim që nuk është asnjë një bllof.Kurtis ka patur kontakte në fillim të sezonit me Barcelonës, që I propozoi një post tituallari për vitin e ardhshëm. Lojtari vet e shprehu miratimin dhe dëshirën për të veshur bluzën blaugrana pasi nuk dëshiron të qëndroj si portier I dytë te Chelsea. Belgu është një preference e  Sandro Rosell që e shkon një portier që përshtatet me stilin e Barcelonës.Kosto e operacionit kap vlerën e 3 milionë eurove, ndërkohë që Murinjo e vlerëson shumë më lart 25 milionë euro.  Tashmë duket se Andoni Zubizarreta do të synoj vetëm për Ter Stegen I cili mund ta lërë Borusian  për 10 milionë euro. Megjithatë gjermani nuk ofron të njëjtën garanci si Kurtis.