Klopp: Bayerni jo i pathyeshëm

Në prag të ndeshjes ndaj Bayernit, trajneri Jurgen Klopp ka folkur për mediat gjermane.  Ai beson se ekipi I tij do të ketë shumë punë në takimin ndaj skuadrës së Guardiola-s, apo qoftë edhe për të ngushtuar diferencën, por gjithsesi sipas tij verdhezinjtë kanë stilin e duhur për të mposhtur bavarezët."Bayerni nuk mund të mposhtet lehtë, pasi ata kanë shumë kualitet. Janë duke I fituar gjithë këto ndeshje tani dhe njerëzit thonë që lojtarët e tyre bënë punën më të madhe sepse përmbysën disavantazhin, por sidoqoftë ata I fitojnë këto lloj ndeshjesh pavarësisht se nuk janë në formën e tyre më të mirë dhe pikërisht ky është lajmi më I keq, pasi kur janë në formë sidoqoftë ata fitojnë gjithmonë" - tha trajneri I verdhezinjve. Borussia është prekur ndjeshëm nga dëmtimet e shumta, sidomos në mbrojtje ku trajneri Jurgen Klopp nuk ka në dispozicion lojtarë të tillë si Mats Hummels, Marcel Schmelzer, Neven Subotiç e Lukas Piszczek."Këto ditë ju nuk mund ta bëni dot mirë punën tuaj nëse tregoheni të pakujdesshëm qoftë edhe në një aspekt të vetëm të lojës, kur ekipi tjetër ka topin. Bayerni nuk e bën kurrë, por të jeni të sigurtë se as Guardiola nuk e bën këtë. Aftësia e presingut të Barcelonës në kohën e tij ishte vërtet e pabesueshme. Ju nuk duhet ti lejojmë vetes për të pësuar shumë gola. Nuk është edhe aq keq në planin e rezultatit, por ju prek menjëherë në aspektin e besimit dhe të sigurisë. Është njësoj si të marrësh një goditje në pulpë apo në kërci dhe pas saj ju do të çaloni e nuk mund të vraponi dot më si më pare"- tha Klopp. Futbollistët e Jurgen Klopp nuk janë mundur nga Bayerni në Bundesliga që nga Shkurti I vitit 2010.SPORTI says