Kasijas: Kam votuar Kasijasin për "Topin e Artë"
Si kapiten i kombëtares së Spanjës, Iker Kasijas ka të drejtë vote për Topin e Artë, por ai është shprehur i lodhur nga fakti që gjithmonë e pyesin për të njëjtën gjë."Jam i lodhur. Më keni pyetur çdo ditë muaji dhe unë e kam bërë njëherë të qartë. Votën e parë e kam dhënë për Kristiano Ronaldon sepse ai e meriton ta fitojë Topin e Artë pasi ka zhvilluar një sezon spektakolar. Nëse e fiton? Besoj se do të surprizohesha". Në fund, Kasijas preferon të heqë edhe ndonjë gur nga këpuca duke sqaruar zërat që flisnin për mosmarrëveshjet me trajnerin Murinjo. "Nuk kisha asnjë problem personalisht me të. Atë që kishim për të thënë ia thamë në sy njëri tjetrit. Me kënaqësi do t'ia jap dorën kur ta takoj ndonjëherë. Tani duhet të pyesni edhe atë për të mësuar se çfarë mendon. Nuk kam dalë asnjëherë publikisht të flas kundër tij me aq sa mbaj mend".Në lidhje me pozicionin e tij në skuadër ai tah se do të luftoj gjithmonë për një vend në formacion. Ndërsa sa I përket së ardhmes ai thkesoi se ëpr momentin është i kënaqur në Madrid dhe do ët avzhdojë të luaj për ta ndiohmuar skaudrën që të fitojë sa më shumë trofe"