Arsenali kërkon Dzekon

Arsenali është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko. The Mirror shkruan se Dzeko, i cili javën e kaluar pranoi se ishte i pakënaqur me kohën e paktë që i jepet këtë sezon, është një lojtar që mund të lehtësojë ngarkesën që ka Olivier Giroud.Arsenali po ashtu ka porositur Real Madridin ta mbajë klubin të informuar rreth Karim Benzema nëse ata vendosin ta shesin francezin, kontrata e të cilit po skadon. Por Ganersat po e ndjekin me mjaft interes situatën e boshnjakut. Edhe në Italia ka pasur oferta të shumta për të, Interi duket se është në krye për të marrë shërbimet e tij. Zikaltrit kanë fond të mjaftueshëm pasi në presidencë tashmë do të jetë Erik Tohir. Kujtojmë që Dzeko  ka siguruar një biletë me kombëtaren për në Brazil dhe do të ketë shansin ti tregojë vlerat e tij në verën e ardhshme.Trajneri Arsen Venger edhe pse beson te Zhirud por po ndjek një program special për të pasur një sulm të frikshëm. Zhirud ka luajtur në 18 ndeshje për Arsenalin këtë sezon, dhe do të ketë përpara ndeshje të rëndësishme për të shkuar në botëror. Marrëdhëniet me klubin deri më tani po shkojnë mirë. Ndërkohë portieri Shezni ka nënshkruar një kontratë të re edhe për katër sezone të tjera me Arsenalin.