Napoli, 30 milionë për merkaton e janarit
Pas një merkatoje spanjolle në merkaton e verës Napoli do të hyjë sërish në tregun e transferimeve por këtë herë do të përqendrohet te berjet nga Italia. Gjatë një takimi të De Laurentis me Rafa Benitez duket se është vendosur në tryezë një shifër prej 30 milionë eurosh ku do të synohen disa lojtarë në merkatn e janarit.Ardhja e francezit Revelliere nuk heq mundësinë e afrimit të një tjetër futbollisti krahu dhe në "pole position" qëndron Luca Antonelli edhe pse ëndrra vijon të jetë Martin Montoya, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në fund të sezonit. Në këtë mbledhje janë evidentuar dhe pozicionet në të cilat duhet ndërhyrë, një qendër mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues. Për repartin e mesfushës emrat më të kuotuar janë Blaise Matuidi i PSG, kontrata e të cilit skadon në Qershor të vitit të ardhshëm, si dhe braziliani i Portos, Fernando.Të dy futbollsitët janë ndjekur me vëmendje në ndeshjet e fundit teksa si Bigon ashtu dhe Benitez vlerësojnë së tepërmi kapitenin e Olimpik Lion, Maxime Gonalons. Gjithashtu një tjetër emër i përfolur është edhe braziliani i Jucilei, që është në përfundim të kontratës me Anzhi. Por Gonalons është lojtari që shpesh herë i referohet De Laurentis dhe është kandidatura më e vlerësuar.Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Javier Mascheranos, por që mbetet një pistë e komplikuar për merkaton e janarit dhe më shumë e lehtë për atë të verës së ardhshme. Benitez po punon pikërisht për të arritur këtë lëvizje pasi mesfushori i Barcelonës mendohet t'i ketë thënë po Napolit duke shprehur dëshirën për t'u ribashkuar me Benitez.