Tohir, presidenti i ri i Interit

Ereik Tohir është presidenti më i ri i skaudrës së Interit. Sot ai ka marrë presidencën e skuadrës pasi e ka prezantuar presidenti Morati. Pas 18 vjetësh dhe 10 muajsh në krye të Interit nuk do të jetë më Morati.  Përveç se ka firmosur disa autografe, Thohir, si përfaqësues edhe i Rosan Roeslani dhe Handy Soetedjo, ka thënë:"Ka qenë një takim i këndshëm dhe kemi parë strukturat, më pëlqejnë shumë. Kam ngelur i surprizuar. Kemi takuar edhe Valter Mazzarrin dhe Javier Zanettin: ka qenë një rast i mirë për t'u prezantuar, por nuk kemi diskutuar për asgjë. Më në fund i kam takuar sepse duhet t'i njihja ballë për ballë."Ndërkohë në lidhje më këtë çështje ka folur edhe Morati:" Faleminderit të gjithëve. Po lëshoj një Inter të mrekullueshëm. Ndaj përshtypje shumë të mira, si herët e tjera. Jam entuziast dhe shumë i lumtur që do ta bëjë këtë gjë. Shumë i aftë për tu familjarizuar me çdo person, karakteristika të një komunikimi të mirë”.Mësohet se Tohir i ka kërkuar që të qëndroj si president me kohë të pjesshme gjë që është pranuar me kënaqsi nga Morati. Një epo e re po lind për Interin ngelet të shohim investimet e Tohirit.