Berisha, Kukan: Qeveria Rama-Meta, vendime antikushtetuese dhe antiligjore
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një mëngjes pune me kryetarin e delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore, zotin Eduard Kukan. Berisha i ka shprehur mirenjohjen z.Kukan per statusin e vendit kandidat per Shqiperine, ndërsa është ndalur dhe në zhvillimet në vend, kryesisht vendimet antikushtetuese dhe antiligjore të qeverisë. Ai ka theksuar se Qeveria Rama-Meta po aplikojnë denime kolektive ndaj administrates publike dhe Policise se Shtetit.“Ata kane emeruar ne krye te Policise persona delinkuente, trafikante dhe te lidhur koke e kembe me boten e krimit si dhe po rrenojne me shpejtesi administraten publike te vendit. Sulmi ndaj institucioneve te pavarura, Presidences, Prokurorise, Gjykatave, ILDKP-se dhe Institutit te Statistikave eshte aspekt tjeter i revanshit te mazhorances Rama–Meta” është shprehur ish-Kryeministri.Gjatë diskutimit me Kukan, Berisha shprehu gjithashtu shqetësimin lidhur me mungesën e një programi ekonomik nga qeveria, krijimin me ligj të gropes se madhe prej 220 milione $ nga mosrealizimi me ligj i te ardhurave, rritjen ne mbi 70% të borxhit publik dhe zhytjen e vendit ne krize dhe reçesion.“Qeveria jo vetem nuk ka program per luften kunder korrupsionit por me praktikat e prokurimeve direkte, emerimet nepotike po instalon me shpejtesi sistemin kleptokratik ne Shqiperi. Pavaresisht faktit se kreret e kesaj maxhorance jane shqiptaret e vetem qe nuk iu intereson statusi por revanshi i pushtetit te tyre, une e konsideroj jetike akordimin e statusit te vendit kandidat sepse Shqiperia e meriton ate” ka deklaruar Berisha.