Gara për gjykatën e lartë, PAK reagon ndaj skualifikimit të Sinan Tafajt

Personat me aftësi të kufizuar kanë reaguar ndaj përjashtimit të kryetarit të shoqatës së tyre Sinan Tafaj nga gara për anëtar të gjykatës së lartë. Ata i kërkuan Presidentit Bujar Nishani të rishikojë vendimin që sipas tyre ishte diskriminues ndaj kësaj kategorie.“Kjo është një mënyrë përjashtimi ,kjo është një mënyrë diskriminimi, një mënyrë aspak dinjitoze për komunitetin tonë dhe gjithë shoqërinë shqiptare ku Shqipëria pret të marrë statusin kandidat në Bashkimin Europian. Ne sot nuk mund të pranojmë një diskriminim të drejtëpërdrejtë me përjashtimin që nga Prersidenti i Republikës të kandidaturës së Sinan Tafajt. I bëj thirrje Presidentit të Republikës që ai më shumë se kushdo tjetër duhet të na vihet në pozicionin e duhur, të ketë parasysh integrimin dhe jo përjashtimin, të shikojë dhe njëherë të gjithë kandidaturat, jam i mendimit që të studiojë me vendosmëri sepse ne nuk mund të kemi përjashtim. Nëse sot sistemi i drejtësisë lakohet nga opinioni vendas dhe ndërkombëtar, ai do njerëz të përkushtuar dhe profesor Sinani do të ishte një nga ato” deklaroi PAK.Një ditë më parë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shpalli listën e 21 konkurentëve të cilët plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.