Basha i dorëzon “Mirënjohjen e Qytetit të Tiranës”, juristit gjerman Frowein
Kryebashkiaku Lulzim Basha i ka dorëzuar sot “Mirënjohjen e Qytetit të Tiranës”, juristit të shquar gjerman dhe përfaqësuesit të Shqipërisë, në gjykimin që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha për çështjen e pavarësisë se Kosovës, prof.dr. Jochen Abr.Frowein. Profesor Frowein ka qenë për rreth 20 vjet, drejtor i Institutit të mirënjohur Max – Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese në Heidelberg të Gjermanisë. Vazhdon të punojë në këtë Institut, si profesor nderi. Prej rreth 40 vjetësh është ekspert – këshillues, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të R.F.Gjermane, (kuorumi i ekspertëve pranë Ministrit).Basha ka vlerësuar kontributin e juristit Frowein, në forcimin e institucionit të Gjykatës Kushtetuese, në vitet e para të themelimit të kësaj gjykate në Shqipëri dhe rolin që ka luajtuar në proceset, para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kohë në të cilën zoti Basha mbante postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.“Sot kam nderin dhe privilegjin e veçantë, si kryetar i Bashkisë së kryeqytetit, të pres në Bashkinë e Tiranës, një mik të shquar të Shqipërisë dhe shqiptarëve, profesor Jochen Frowein, një nga figurat më të spikatura të së Drejtës Publike dhe të Drejtës Ndërkombëtare në botë, një nga kontribuesit e hershëm të forcimit të institucioneve të pavarura, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, në vitet e para të themelimit të kësaj gjykate në Shqipëri dhe ekspertin që mbështeti pozicionin zyrtar të Shqipërisë, gjatë çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, për të dhënë opinion mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, proces të cilin kam pasur kënaqësinë ta ndjek atëherë, në pozitat e ministrit të Jashtëm. Sot, është një kënaqësi e shumëfishtë për mua, edhe si një bashkërendës i atij procesi shumë të rëndësishëm dhe të përmbyllur më sukses që është opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, opinioni pozitiv për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që padyshim i hapi rrugën një numri të madh njohjesh, njohje të cilat vazhdojnë, të Republikës së Kosovës, por po kështu kënaqësi të mirëpresim këtu një nga zërat më autoritarë të së Drejtës Ndërkombëtare, do të thoja pa dyshim në këto 200 apo 300 vitet e fundit, në planet” tha Basha.Frowein ka qenë një ndër personalitetet më aktivë, në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe zbatimin e parimit të vetëvendosjes për Kosovën. Ka ngritur me forcë publikisht zërin, veçanërisht pas masakrës së Raçakut, ka konsultuar anëtarë të ekipit negociator kosovar, në bisedimet e Rambujesë. Në vitin 1999, ka mbështetur hapur në median e shkruar dhe elektronike gjermane, të drejtën e NATO-s, për të goditur me sulme ajrore ish- Jugosllavinë, duke u përligjur kjo, si ndërhyrje humanitare, pa pasur nevojë domosdoshmërisht për rezolutë të Këshillit të Sigurimit. Ka argumentuar hapur dhe në mënyrë të vazhdueshme, nevojën e mbështetjes ndërkombëtare, për krijimin e shtetit të Kosovës, si shtet të pavarur e sovran.“Ky është edhe rasti, që në emër të bashkëqytetarëve të kryeqytetit, por besoj në emër të të gjithë shqiptarëve, për meritat e tij, në punën pothuajse 40 vjeçare, si në zyra publike, në funksione publike, ashtu edhe në fushën akademike, për të promovuar të drejtat e njeriut, të drejtën ndërkombëtare dhe në veçanti interesat e shqiptarëve në marrëdhëniet ndërkombëtare, në veçanti për rolin e tij dhe kontributin e tij për përfaqësimin e Shqipërisë para gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në procedimet sa i përket përputhjes me të Drejtën Ndërkombëtare të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, t’i dorëzoj “Mirënjohjen e Qytetit të Tiranës” – deklaroi kryebashkiaku Basha.Frowein: “Qeveria e re, të forcojë sundimin e ligjit” Duke falënderuar kryebashkiakun Basha, për akordimin e këtij titulli, Frowein ka shfrytëzuar rastin t’i bëjë dhe një thirrje qeverisë së re, të vijojë punën e rëndësishme për Shqipërinë, për forcimin e sundimit të ligjit, një faktor i rëndësishëm për çdo shtet demokratik.“Është një nder i madh për mua, të marr këtë titull dhe më lejoni të them se jam mjaft i gëzuar dhe krenar që ndodhem në Shqipëri për herë të dytë, pas 20 vitesh nga hera e parë në 1994 dhe të shikoj zhvillimin e Shqipërisë. Jam shumë i lumtur, që me ndryshimin e qeverisë pas zgjedhjeve, populli shqiptar konfirmoi se demokracia funksionon në vend. Shpresoj shumë që qeveria e re e formuar tashmë, të vijojë punën e rëndësishme për Shqipërinë dhe në veçanti për forcimin e sundimit të ligjit, që është në fakt, vendimtar për çdo shtet demokratik dhe besoj se kjo do të jetë një përgjegjësi e madhe për qeverinë e re. Jam shumë i lumtur që gjendem sot në zyrën e kryebashkiakut, një zyrë shumë e bukur dhe të takoj liderin e ri të opozitës. Uroj çdo të mirë për Shqipërinë dhe për funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri” tha ai. CV e juristit të shquar Gjerman Prof.Dr. Jochen Abr.Frowein:Ka lindur në Berlin, më 8 Qershor 1934, baba i tre fëmijëve, i ve;Studimet për drejtësi i ka kryer në Berlin, Bonn dhe Universitetin e Michiganit (USA),1953 – 1958;Me titullin profesor, nga Universitetet e Bonnit dhe Heidelbergut që nga viti 1967;Në vitet 1973 – 1993 ka qenë anëtar i Komisionit Europian për të Drejtat e Njeriut tëKëshillit të Europës, në vitet 1981 – 1993 ka qenë zëvendës - president i këtijkomisioni;Më 1988, Drejtor i Qendrës së Studimit dhe Kërkimit Shkencor, në Akademinë e Hagëspër të Drejtën Ndërkombëtare;I ftuar rregullisht si profesor në universitete të tilla, si Paris I, Paris II, Georgetown(Washington), Sevilje, Leuven, si dhe në shumë universitete gjermane. Në disa prej tyreka marrë edhe titullin Dr. Honoris Causa;Anëtar dhe drejtues në mjaft organizata dhe shoqata të juristëve, në nivel kombëtar endërkombëtar;Ka përfaqësuar rregullisht pozicionet e qeverisë gjermane, në Gjykatën Kushtetuese tëR.F.Gjermane, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (Hagë) dhe Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburg - kryesisht në gjykimet e Dhomës së Madhe);Është caktuar disa herë si ekspert, në emër të Komisionit të Bashkimit Europian (rasti ipërfshirjes së partisë së Haiderit në qeverinë austriake, në vitin 2000). Parlamenti Europian (çështja rreth dekreteve Benesh, më 2002), Këshilli i Europës (reformimi i sistemit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, etj);Ka marrë tre herë Kryqin Federal të Meritës, nga presidenti gjerman, (në vitet 1975 dhe1979, Kryqin Federal të Meritës së klasit të I, me 1994, Kryqin e Madh të Meritës), Medaljen e Meritës nga Landi Baden – Wurtenberg (2001), etj.Lidhjet me Shqipërinë dhe shqiptarët:Ka vizituar Shqipërinë në vitin 1994 dhe ka mbajtur leksion në Gjykatën Kushtetuesedhe Fakultetin e Drejtësisë;Ka qenë shumë aktiv në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe zbatimin e parimit të vetëvendosjes për Kosovën dhe në vijim të shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Ka pasur kontakte me z.Ibrahim Rugova, Z.Fehmi Agani,Z.Bujar Bukoshi, etj;Ka ngritur me forcë dhe publikisht zërin veçanërisht pas masakrës së Raçakut;Ka konsultuar anëtarë të ekipit negociator kosovar në bisedimet e Rambujesë;Në vitin 1999 ka mbështetur aktivisht në median e shkruar dhe elektronike gjermane, të drejtën e NATO-s, për të goditur me sulme ajrore ish- Jugosllavinë, duke u përligjur kjo si ndërhyrje humanitare, pa pasur nevojë domosdoshmërisht për rezolutë të Këshillit të Sigurimit;Në vitin 2000 ka qenë i ftuar zyrtarisht në Kosovë nga Z. Ibrahim Rugova dhe ka folur në Parlament. Në vijim, publikisht dhe në mjaft artikuj, ka argumentuar nevojën e mbështetjes ndërkombëtare për krijimin e shtetit të Kosovës si shtet të pavarur e sovran, bazuar edhe në rezolutën 1244, të Këshillit të Sigurimit;Në vitin 2010 ka përfaqësuar pozicionin e Republikës së Shqipërisë në gjykimin(mendimin këshëllimor) që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha për çështjen e Kosovës, (me nismën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.