Krujë, amortizimi i shkollës në fshatin Ndoje rrezik për nxënësit
Jeta e 63 nxënësve të cilët arsimohen pranë shkollës 9-vjeçare në fshatin Ndoje, të Malësisë së Krujës është rrezikuar seriozisht. Shkak është armotizimi i plotë i mureve të kësaj godine, e cila në vend të dijeve, ofron rrezik për jetën e fëmijëve, të cilët me pafajësinë e tyre nuk e kuptojnë rrezikun që ju kanoset.Tavane të çarë, mure të plasaritur, mungesë dyersh, erozion toke, janë disa prej fenomeneve me të cilat ndesheshporsa i afrohesh kësaj godine.E ndërtuar në vitin 1997, kjo shkollë 9-vjeçare ka pësuar dëmtime si pasojë e erozionit të tokës që ka ndodhur, por sërish mësimi vazhdon të zhvillohet sërish aty, duke shpërfillur rrezikun.Ndodhur në këto kushte askush deri më sot nuk ka siguruar një ambjent tjetër, ose të paktën një fond që do të shërbente për restaurimin e dyerve dhe xhamave të klasave.Mësimi në këtë shkollë zhvillohet në mënyrë kolektive, e cila detyrimisht sjell edhe rezultatet e dobëta të nxënësve.Ambjentet ku studiojnë këta nxënës, janë shumë larg deklaratave të bëra nga politikanët ku flitet për epokë teknologjie dhe interneti.Ky është në fakt realiteti ku mësojnë fëmijët e Malësisë së Krujës, ku në dërrasën e zezë veç pluhurit të shkumësit ngelen dhe copat e suvase, të cilat bien papushim.Ky do të ishte edhe një apel për Ministrinë e Arsimit për marrjen e masave dhe ndërhyrje në këtë shkollë, gjendja e së cilës pritet të përkeqësohet edhe më shumë gjatë stinës së dimrit, ku mund të shkaktojë edhe tragjedi.