Kreu i Senatit francez uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta
Presidenti i Senatit të Francës Jean-Pierre Bel i ka dërguar një letër urimi kryeparlamentarit Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës.Jean Pierre Bel e ka ftuar kreun e Parlamentit shqiptar për të vizituar Parisin në mënyrë që të diskutohet për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit mes dy Kuvendeve.Teksti i plotë i letrës“Zoti Kryetar. Me rastin e zgjedhjes suaj në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ju drejtoj urimet e mia më të përzemërta dhe ju uroj sukses të plotë në kryerjen e misionit tuaj të lartë.Shpreh urimet e mia gjithashtu që shumica e progresit që Shqipëria sapo ka zgjedhur, të bëjë të mundur përshpejtimin e rrugëtimit të vendit tuaj drejt Bashkimit Evropian.Sic jeni në dijeni, Franca i kushton vëmendje të veçantë të ardhmes së rajonit të Ballkanit, në gjirin e të cilit Shqipëria luan një rol kyç, dhe do të isha shumë i lumtur që me rastin e një udhëtimi tuaj të ardhshëm në Paris, t’ju prisja në Senat për të diskutuar me ju në lidhje me mënyrat e forcimit të bashkëpunimit mes dy Kuvendeve tona, në vazhdimësi të asaj që ne kemi realizuar tashmë në kuadrin e binjakëzimit që na bashkon.Duke ju përsëritur urimet e mia, ju lutem të pranoni, Zoti Kryetar, shprehjen e ndjenjave të mia më të mira”.