Ndërtimet pa leje në Berat, Nasufi: Lejet s`janë dhënë nga Bashkia

Ndërtimet pa leje janë të pranishme edhe në qytetin e Beratit, pa lënë jashtë hartës edhe zonën muzeale të tij.Fadil Nasufi,kryetari i Bashkisë së këtij qyteti ka pranuar këtë fakt duke shtuar se në lagjet e Beratit numërohen me dhjetra ndërtime pa leje, për të cilat miratimin e ngritjes së tyre e ka dhënë vetë Këshilli i Rregullimit të Territorit.Nasufi shprehet se nga ana e tij nuk është dhënë asnjë leje për sa kohë që ai drejton Bashkinë, sërish ndërtimet dhe problemet në këtë qytet nuk mungojnë.Deklarata e kreut të Bashkisë vjen menjëherë pas problemeve të shënuara në qytetin e Vlorës, ku kryebashkiaku Gjika do të përballet me Prokurorinë.Ndërtimet pa leje në Berat, sidomos ato në zonën muzeale dot ti hapin mjaft telashe qytetit të një mbi një dritareve, pasi pikërisht për këtë fenomen qyteti simotër e tij, Gjirokastra, rrezikon përjashtimin nga organizata botërore UNESCO.