Zyrtarët mbeten pa tollona, debate në komisionin e ekonomisë për buxhetin

Zyrtarët shqiptarë tashmë nuk do të kenë më fonde të veçanta për transportin. Projektligji u miratua në Komisionin e Ekonomisë mes debateve të shumta. Zv.ministri i Financave, Erjon Luçi, u shpreh se ky vendim u mor pasi shkurton shpenzimet në buxhet dhe se shumë zyrtarë i përdornin bonuset për transport pa kriter.Ish-kreu i Financave, Ridvan Bode, e përcaktoi si qesharake këtë nismë që sipas tij nuk ka impakt të ndjeshëm në buxhet. Kjo ka shkaktuar debate në komision, pasi kryetari i komisionit të ekonomisë, Erjon Braçe, u shpreh se shpenzimet për fushatë e kanë lënë buxhetin në gjendje të mjerueshme.Debate midis deputetëve ka pasur edhe për punimet e kryera në Kryeministri. Shkurtimi i bonuseve për transportin përfshin deputetë, drejtues të gjyqësorit, të policisë, ushtrisë dhe pushtetit vendor. Nëpërmjet këtij projektligji shpenzimet në buxhet shkurtohen me 165 milion lekë të reja.